Siguri e munguar dhe evazion fiskal/ Anëtari i Kryesisë së PD nxjerr zbuluar ICTS-në

Orë pas ore dalin të dhëna të reja mbi kompaninë që është ngarkuar me sigurinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Përveç faktit që, administratori i kompanisë ICTS është Eno Bushi, jurist i Partisë Socialiste dhe i përfolur për lidhje me pilotin italian të drogës në Divjakë, Giorgio Riformato, anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi nxjerr një tejtër shkelje nga kompania në fjalë.

ICTS Albania, kompania që është e kontraktuar nga Tirana International Airport (TIA) për sigurinë, ka realizuar një qarkullim vjetor prej 309 milionë lekësh, rreth 2.5 milionë euro në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare të bilancit, një shumë kjo që është arkëtuar me qëllim që firma të garantojë sigurinë në aeroport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diçka të tillë e pranoi publikisht edhe TIA, e cila deklaroi se i ka paguar kompanisë në fjalë 2,5 milionë euro në vit për sigurinë, por po të shohësh deklaratat e ICTS, lindin dyshime të arsyeshme për një tjetër vepër penale “Evazion Fiskal”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“ICTS e avokatit të PS deklaron 650 mijë euro xhiro, ndërsa TIA deklaroi se paguan 2.5 milionë euro ICTS-së për sigurinë. Evazion fiskal veç 75%! Shkoni arrestoni shitësit e qepëve dhe berberët për evazion fiskal. Trishtim”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?