Siguria e urave, 652 inspektime në të gjithë vendin: Mbi 50% e tyre me probleme

Rreth 50 për qind e urave në të gjithë vendin paraqesin probleme. Deklarata ka ardhur nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, gjatë tryezës së zhvilluar për sigurinë e urave në vend me drejtues të ministrisë së MIE dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas Shkrelit, më problematike paraqiten në zonën veriore të vendit.

“Ka arritur në përfundimin se mbi 50% e urave në vendin tonë paraqesin probleme, pjesa më e madhe e të cilave në veri si rezultat i motit dhe trafikut dhe një pjesë më e vogël në jug. Urat në këtë moment katalogohen, do të jenë online dhe do të kenë emërtesat e tyre dhe do të përcaktohet një algoritëm i amortizimit të urave, ku përcaktohet vjetërimi i urës dhe kapaciteti i saj.”

Ndërkohë, drejtoresha e Autoritet Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e pranishme në tryezën e diskutimit, tha se janë inspektuar gjithsej 652 ura në të gjithë vendin, ku 30 prej tyre kanë shfaqur shenja të rënda amortizimi dhe kërkojnë ndërhyrje emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?