Siguria e ushqimeve, krah AKU-së edhe laboratorët privatë
Laboratoret e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nuk janë në gjendje të kryejnë çdo analizë për ushqimet. Për këtë arsye, ministria e Bujqësisë ka autorizuar edhe laboratorët privatë, që të ndihmojnë në këtë proces. Laboratori Noval ka ndërtuar një sistem të aftë të realizojë çdo analizë për të rritur sigurinë ushqimore. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Enea Hoti shpjegon arsyet e kësaj mase të marrë.
”Nuk kemi bërë një mbyllje laboratorëve shtetërore të AKU-së dhe ia kemi lënë këtë detyre laboratorëve privat. Përkundrazi urdhri që ka nxjerr ministri i cili bazohet në ligjin e ushqimit. Prej vitit 2008 ky ligj ka lejuar të gjithë ministrat e bujqësisë që të autorizoj laborator privat për të ndihmuar kontrollin zyrtar të analizave”
Kur në Shqipëri nuk kishte laborator privat të akreditur, ku bëheshin ato? ”AKU dhe ISUV këto analiza i ka bërë shumë herë më shtrenjtë jashtë vendit”. Projekti më i fundit i Bashkimit Evropian për sigurimin e laboratorëve ka investuar 5 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

