“Siguria Kombëtare” e Shqipërisë nuk e konsideron rrezik të nivelit të parë, ja ku bën pjesë pandemia
Shqipëria po përballet prej ditësh me një valë pandemie që ka përfshirë gjithë botën si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Ajo që vihet re në masat e marra frenimin e përhapjes së kësaj pandemie është niveli ku bën pjesë ky fenomen në legjislacionin tonë për Sigurinë Kombëtare.
Më poshtë janë tre nivelet ku tregojnë disa nga situatat e jashtezakonshme qe mund te perballet nje shtet.
Rreziqet e nivelit të parë Kategoritë e mëposhtme të rreziqeve kanë prioritetin më të lartë për sigurinë e RSH-së. Gjasat e shfaqjes dhe pasojat e tyre për sigurinë kombëtare vlerësohen të larta. Dhe në të përfshihën korrupsioni dhe krimi i organizuar; kriza energjetike, që kërcënon sigurinë e furnizimit të RSH-së dhe cënon rritjen ekonomike; mangësitë në kontrollin dhe administrimin e territorit, që kërcënojnë sigurinë individuale dhe favorizojnë trafiqet e ndryshme; sulmet kibernetike nga aktorë shtetërorë ose joshtetërorë; degradimi mjedisor dhe fatkeqësitë natyrore; shkatërrimi i mjedisit, shpyllëzimi, ndotja e lumenjve dhe fatkeqësitë natyrore industriale apo të shkaktuara nga ndikimi i njeriut.
Rreziqet e nivelit të dytë konsiderohen sulmet terroriste, përfshirë edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, kundër territorit të RSH-së; shfaqje e një pandemie që kërcënon në masë shëndetin publik të popullsisë; rritje e radikalizmit fetar, që rrezikon vlerat e harmonisë fetare në Shqipëri dhe që mund të shkaktojë tension shoqëror; aktivizimi i një vatre rajonale tensioni me pasoja për sigurinë kombëtare të RSH-së; sulm konvencional ndaj RSH-së ose ndaj një vendi anëtar të NATO-s.
Niveli i tretë i rreziqeve përbëjnë prioritet të nivelit të tretë për sigurinë e vendit. Gjasat e shfaqjes vlerësohen më të ulëta se niveli i mësipërm ndërsa pasojat për sigurinë kombëtare më të ulëta se niveli i mësipërm. Veprimtari subversive spiunazhi kundër interesave të RSH-së; Krizë financiare globale ose rajonale, që rrezikon stabilitetin e ekonomisë së Republikës së Shqipërisë; Pasojat e ndryshimeve klimaterike në ekuilibrat natyrorë të RSH-së; Rritje e emigracionit të huaj në territorin e Shqipërisë.
Këto përfundime janë arritur duke analizuar edhe dobësitë strukturore dhe institucionale që ndikojnë më së shumti në aftësinë e Shqipërisë për t’u përballur me këto rreziqe.
A mos duhet që të ketë një ndërhyrje në legjislacion për përballimin e këtyre situatave?
Burimi: Fax News