Siguria në aeroport, Prençi dhe Goxhaj: Përgjegjëse Ministria e Infrastrukturës, ka kryer vepër penale

Teksa zyrtarët e shtetit bëjnë  ping-pong deklaratash me koncesionarin e aeroportit të Rinasin për sigurinë, ish- kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi dhe eksperti i Aviacionit Civil Dritan Goxhaj drejton gishtin e përgjegjësisë tek autoritetet shtetërore, posaçërisht te Ministria e Transporteve.

Të ftuar në studion e RTV Ora, Prençi kujtoi se nga 2015 kur është bërë dhe auditi, nuk është zbatuar asnjë nga rekomandimet dhe masat e dhëna.

Prençi: Dominon tendenca për të larguar përgjegjësitë. Jam në dijeni të disa zhvillimeve që janë bërë vitet e fundit duke filluar nga 2015 ku Autoriteti i Aviacionit Civil dhe aeroporti i Rinasit i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga institucione ndërkombëtare të sigurisë së raportit dhe ka një raport të hollësisëhm ku janë dhënë  detyra në mënyrë të  përsëritur për sigurimin e aeroprtit të Rinasit sidomos me hyrjen dhe daljen e makinave, si duhen shoqëruar dhe si duhen kryer veprimet.Që në 2005 kur i është dorëzuar nga policia e shtetit koncesionarit së bashku me ICTS është shkrirë reparti i sigurimit të jashtëm. Kemi propozuar herë pas here masa shtesë për aeroportin e Rinasit. Përgjegjësinë e ka vetë Ministria e Transporteve që duhet të përgjigjej se i kanë shkuar raporte të njëpasnjëshme, Ministria ka mbajtur lidhjet me koncesionarin. Përveç kësaj Ministri i Brendshëm për 4 vjet ka qenë kryetar i Bordit të Aviacionit Civil dhe asnjëherë nuk ka marrë në konsideratë propozimet që janë bërë. Kemi debatuar në mbledhje me koncesionarin dhe thoshte kush jeni ju se e kishte rregulluar me të tjerët, përfaqësuesit e lartë të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goxhaj: Në 2015 është bërë një auditim i hollësishëm në aeroportin e Rinasit dhe kanë dalë shkelje tepër serioze, siç është hyrja e mjeteve në zonat ristrikte të sigurisë, siç ndodhi me vjedhjen e fundit. Raporti i është dhënë Autoritetit të Aviacionit Civil dhe nuk ka marrë asnjë masë.Autoriteti ka dështuar në kryerjen e detyrave të veta. Përfaqësuesit e shtetit kanë kryer vepër penale të shpërdorimit të detyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?