Siguria rrugore, prangosen 4 shofera dhe hiqen 28 leje drejtimi

Policia e kryeqytetit ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme aksionet për evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme janë prangosur 4 drejtues mjetesh, ndërsa janë hequr 28 leje pezullimi.

Policia e kryeqytetit ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme kontrollet për ruajtjen e parametrave te sigurisë rrugore në mënyrë që të shmangen ngjarjet tragjike në rrugë.

Me drager e radar, efektivët e rendit kanë kryer kontrolle përgjatë gjithë natës duke u gdhirë e shtuna, për të konstatuar drejtues mjetesh me probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kontrolleve të ushtruara në rrugët urbane dhe interurbane në përfundim nuk kanë munguar edhe masat ndëshkuese që kanë variuar nga heqja e lejeve të qarkullimit e deri në arrestimin e drejtuesve të mjeteve që janë kapur pa patentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu policia mësohet se ka pezulluar 15 leje drejtimi për lëvizjen me shpejtësi të rrezikshm dhe 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu policia ka arrestuar 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?