Siguria ushqimore, kontrolle në Kapshticë

Sfida e Sigurisë Ushqimore, mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe mbajtja pastër e tregut të brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum janë fokusi i çdo dite pune të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe të drejtuesit të saj. Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Robert Lili në kuadër të intensifikimit të kontrolleve, monitorimin e planit të veprimit dhe kontrollin e zbatimit të ligjit monitoroi Pikën e Inspektimit Kufitar Kapshticë.

Gjatë kontrollit në një nga pikat kryesore doganore në vend Lili vendosi theksin tek zbatimi me rigorozitet të ligjit, forcimin e kontrolleve për çdo ngarkesë me produkte ushqimore që tenton të futet në vendin tonë për konsum human.

Duke theksuar se “Trau” i asnjë pike doganore nuk do të ngrihet për asnjë ngarkesë ushqimore që nuk plotëson standardet e parashikuara nga Legjislacioni Shqiptar, Lili kërkoi nga ana e inspektorëve të veprojnë konform ligjit dhe me mbështetjen e plotë të tij për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Tolerancë zero ndaj çdo tentative për të mashtruar nëpërmjet praktikave të importit në dëm të shëndetit të konsumatorëve Shqiptar, pikat e Inspektimit kufitar janë pika nevralgjike në shërbim sfidës për mbajtjen pastër të tregut dhe garantimit të sigurisë ushqimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?