Siguria ushqimore, ministrja Denaj: 94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara

Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor.

”94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara, gjatë kontrollit në terren, në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin dhe sigurimin e gjurmueshmërisë së produkteve nga grumbulluesit, përpunuesit dhe tregjet me shumicë. Aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor dhe në kurriz të prodhuesve të ndershëm dhe shëndetit të konsumatorëve”.

Aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë nisi më 14 korrik në qytetin e Tiranës, dhe më pas u shtri edhe në qarqe të tjera të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?