Siguria ushqimore në Shqipëri, eksperti: Drejtorët e institucioneve të sigurisë janë qoka
Eksperti i certifikimit të produkteve bujqësore, Sokol Stafa gjatë një interviste në emisionin ‘’Top Show’’ tha se Ministria e Bujqësisë në Shqipëri nuk e pranon faktin se situata në vendin tonë është mjaft e rëndë.
Kujtojmë këtu se çdo ditë në vendin tonë po flitet për mish të kontaminuar salmonelë apo edhe për djathë që i hidhet allçi, por të mos harrojmë këtu frutat dhe perimet e modifikuara gjenetikisht.
Eksperti i certifikimit të produkteve bujqësore u shpreh kështu:
Po flasim për siguri ushqimore që na prek të gjithëve. Është hera e parë që një drejtuese e ministrisë thotë që numërimi i kafshëve nuk ka të bëjë me sigurinë. Ajo është gjëja e parë e sigurisë. Kur flasim për sigurinë ushqimore, flasim për familjet tona. Personat që vihen në krye të institucioneve të sigurisë ushqimore janë qoka, prandaj nuk funksionon kontrolli. Është mungesë menaxhimi.”
Sjellim në kujtesë se ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi bëri një deklaratë të çuditshme. E themi këtë, pasi ai deklaroi se vaji i palmës nuk është i dëmshëm për shëndetin.
Por edhe zëvendësja e tij, Ermira Gjeci, ka bërë një tjetër deklaratë befasuese. Gjatë emisionit ‘’Top Show’’ ajo tha:
Nëse përdorim allçi në djath, atëherë djathi nuk do të pritej dot. Është ndryshe niseshte dhe ndryshe allçi.”
KOHA JONË SONDAZH

