Siguria ushqimore, Panariti: “Profesionistët” që kërkojnë në google, ushqim për pasigurinë
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i rikthen në vëmendjen e publikut çështjen e sigurisë ushqimore, duke u nisur nga skandalet që kanë nisur të shpërthejnë ditët e fundit lidhur produktet e rrezikshme ushqimore që konsumojnë shqiptarët.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti thekson se profesionistët “Google search” të sigurisë ushqimore janë ushqimi më i mirë i “pasigurisë”.
Reagimi i Edmond Panaritit
Profesionistët “Google search ” të sigurisë ushqimore janë ushqimi më i mirë i “pasigurisë”! Nëse do të isha gazetar dhe do të ftoja në intervistë ose në studio, dike për të folur rreth sigurisë së ushqimit, së pari do ta pyesja se çfarë e lidh të ftuarin profesionalisht me sigurinë e ushqimit? A ka kryer ai vetë analiza të ndotësve ushqimorë? A ka drejtuar projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë? A ka botime shkencore brenda dhe jashtë vendit për ndotësit mikrobiale, hormonale, toksinat, insekticidet, metalet e rënda, radioaktivitetin në ushqime etj. Nëse përgjigja do të ishte negative, atëherë të jeni të sigurtë se para jush ndodhet një profesionist “Google search”, i cili merr përsipër t’ju flasë dhe interpretojë të dhëna jo vetëm për ushqimin, por me plot siguri dhe kompetencë edhe për ngrohjen globale, armët kimike, tregjet financiare, inflacionin, ndryshimet demografike, trashëgiminë kulturore dhe kështu me radhë…
KOHA JONË SONDAZH

