“Sill paratë ose do publikojmë fotot intime!”
3 të rinj nga Tirana u arrestuan nga policia pasi prej pak kohësh shantazhonin një 19-vjeçare me iniciale E.P.
Ata e kërcënonin se do të publikonin disa fotove intime nëse ajo nuk u jepte një shumë të caktuar parash.
Policia tha se ka finalizuar operacionin “Hacker” me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe ka arrestuar shtetasin Sokol Kraja, 19 vjeç kurse për dy të tjerë E.S 18 vjeç dhe A.B 18 Vjeç janë marrë masat e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.
Mbi ta rëndon akuza “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celularë dhe karta të ndryshme SIM.
KOHA JONË SONDAZH

