Silva Caka: BE nuk na pranon me modelin e Edi Ramës
Ish-deputetja e LSI-së, Silvi Caka ka reaguar për deklaratën e PPE kundër ndryshimeve kushtetuese të realizuara nga Partia Socialiste.
Caka shprehet se BE nuk pranon një qeveri që ka shkatërruar konsensusin dhe parimet bazë të demokracisë.
“Partitë Popullore Europiane kundërshtojnë ndryshimet e njëanshme rilindase të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Ato na kujtojnë edhe një herë se një nga kushtet për t’u pranuar në Europë, është hartimi i një Reforme Zgjedhore konsensuale dhe të gjithëpranuar. Rrugë tjetër nuk ka! Ndryshimet e bëra më 30 korrik 2020 dhe modeli i listave të propozuara nga Rama, ku mund të zgjidhet deputet edhe 1 person i urryer nga qytetarët, por mjafton t’i pëlqejë Edi Ramës, na largojnë nga Europa. Qytetarët do t’a refuzojnë këtë mohues të parimeve europiane; qytetarët do të zgjedhin Europën!”,- deklaron Silva Caka në një postim në Facebook.