Silva Caka: Narkopolicia po na vëzhgon!

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar për ndryshimet ligjore që i lejojnë Policisë së Shtetit përgjimin pa leje të prokurorisë.

Në një postim në Facebook, Caka shkruan se të gjithë shqiptarët duhet të ndjehen të kërcënuar nga ky ligj, pasi hapësira e abuzimeve nga Policia e Shtetit është mjaft e madhe, pa rolin e prokurorisë.

Postimi i plotë i Silva Cakës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Narkopolicia po na vëzhgon!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimet e propozuara rishtazi në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, synojnë të monitorojnë gjithkënd, kudo dhe kurdo, pa miratim nga Prokuroria; mjafton që polici i zakonshëm t’a ketë mirë me shefin e tij e ai t’i japë lejen për përgjim të të gjitha llojeve!

Çdo qytetar, do bëhet shumë kollaj pre e përgjimeve dhe kjo nuk bën asgjë tjetër veçse e kthen Policinë e Shtetit në shantazhiste dhe gjobëvënëse.

Kjo nuk është thjesht shkelje me të dyja këmbët e privatësisë dhe e të drejtave të njeriut; kjo është diktaturë e pastër!!!

Nuk na ka ngelur gjë tjetër, veçse të spiunojmë vetë vëllezërit e motrat, të cilët nuk duhet të na prishin moralin e pastër komunist!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?