Silva Caka: Shqiptarët nuk po dëmtohen më nga ”armiqtë” e jashtëm, por nga ai që duhet të mbronte interesat e tyre
Silva Caka, ish-deputete e LSI, ka reaguar lidhur me raportin e Glogal Initiative, ku Shqipëria përshkruhet si një lavatriçe e madhe për pastrimin e parave.
Në një postim në Facebook, Caka shprehet se “Rilindja mendon vetëm për pastrim parash dhe korrupsion. Interesat e Shqipërisë e shqiptarëve nuk po dëmtohen më nga ”armiqtë” e jashtëm, por nga ai që duhet të mbronte interesat e tyre. Armiku i brendshëm është edhe më i rrezikshëm.
Në vijim postimi i plotë i Silva Cakës
Armiku fle, Rilindja mendon për pastrim parash dhe korrupsion!
Ndër vite shqiptarët kanë përdorur një shprehje frazeologjike ”Lumi fle, armiku nuk fle”, sipas të cilës vigjilenca ndaj veprimeve të armikut/hasmit nuk duhej ulur, pasi ky i fundit ditë e natë mendonte vetëm e vetëm si të dëmtonte e cënonte Shqipërinë e shqiptarët.
Mirëpo prej disa vitesh, interesat e Shqipërisë e shqiptarëve nuk po dëmtohen më nga ”armiqtë” e jashtëm, por nga ai që duhet të mbronte interesat e tyre. Armiku i brendshëm është edhe më i rrezikshëm… Armiku më I madh I shqiptarëve sot është Edi Rama dhe gjithë sekti I tij i Rilindjes, përfshirë ministra, deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë, përfaqësues politikë të çdo niveli dhe bandat kriminale në shërbim të pushtetit.
Rilindja nuk fle; Rilindja vetëm vjedh, plaçkit, djeg e vret!
Raporti I fundit nga Global Initiative, I cili ka studiuar qarkullimin e parasë së pistë në Shqipëri (origjinën, destinacionin, përdorimin, transferimin etj.), jep të dhëna tronditëse.
Sipas raportit:
1. 40% e ekonomisë shqiptare është informale dhe 22% e kësaj ekonime informale, është kriminale; pra, pothuaj gjysma e parasë që qarkullon në Shqipëri, gjenerohet nga aktivitete të paligjshme, të fshehta dhe kriminale.
2. 30% e vlerës së çdo kontrate të tenderave publikë, shkon në xhepat e zyrtarëve të korruptuar të Rilindjes, duke bërë që cilësia e shërbimeve të tenderuara, të ulët ndjeshëm.
3. 50% e shqiptarëve paguajnë ryshfet, për të marrë shërbimet që iu takojnë me ligj, sepse Rilindja t’a mohon edhe këtë të fundit, nëse nuk paguan.
Sekti djallëzor i Rilindjes nuk fle; ai mendon vetëm si të varfërojë më shumë shqiptarët, si t’i vjedhë, si t’i shpopullojë e t’i largojë nga vendi i tyre. E kur ditët e fundit po I afrojnë, Rilindja po bëhet edhe më agresive dhe duhet ndalur me çdo kusht.
Shqipëria nuk i përket Rilindjes!