Silvio Berlusconi: Edhe nëse shes aksionet Milan, por unë qëndroj

Silvio Berlusconi i dedikohet Milanit dhe flet për të ardhmen e klubit. Presidenti , natyrisht i zhgënjyer nga sezoni që është duke u mbyllur, demonstron se ka forcë dhe besim për të ardhmen, që mund të jetë sërish nën shenjën e tij, por ndoshta si bashkëpronar ndërsa i përgjigjet pyetjes nëse shpreson me të vërtetë që të mbyllë tratativën me grupin kinez.

“Në këtë moment nuk e di se cfarë rrjedhe mund të marrin zhvillimet, edhe pse duhet të them dicka, unë nuk kam asnjë dëshirë, synim apo nevojë për të shitur Milanin. Te shohim se cfare do te ndodhe, por në dritën e vështirësive me të cilat duhet të përballemi, kam detyrën për të gjetur burime të reja financiare për Milanin”. 

Fronti kinez për Milanin është hapur në fakt që në takimet e Berluskonit kur ishte kryeministër i Italisë me Xi Jingping, në atë kohë zv/president i Republikës Popullore të Kinës dhe tani Kryetar i Shtetit dhe Sekretar i Partisë Koministe të Kinës. ”Të shohim se çfarë mund të ndodhë. Ndërkohë, përtej raportit të krijuar në atë epokë në skenën politike, Xi po demonstron se ka shumë respekt për futbollin italian, posaçërisht për Milanin . Nuk është një sekret që në Kinë marka Milan është ende shumë e suksesshme”.

Berluskoni nënvizon se edhe pse nuk është i detyruar me çdo kusht që të shesë Milanin, që kur në futboll u futën dollarët e naftës është e vështirë që një familje e vetme të mbajë peshën ekonomike të një klubi, ndërsa i jep përgjigje edhe pyetjes se si mendon që ti zgjidhë këto probleme.  “Nëse e vetme familja ime nuk mund t’ja dalë, atëherë do të jetë thelbësorë që të fusim investitorë të aftë për të kontribuar në ringritjen e Milanit. Megjithatë kam kuptuar se kur interesohen për blerjen e klubit vënë si kusht vendimtar që të marrë edhe unë pjesë në aventurën e tyre”.  Pyetja legjitime pas kësaj përgjigjeje është nëse Berluskoni është i gatshëm që të vazhdojë të impenjohet me Milanin.

“ Sigurisht që po, madje nëse Milani nuk do të gjejë blerës, më takon mua të tentoj ringritjen. Nëse klubi do të ketë investitorë të rinj që do të kërkojnë konfirmimin e rolit tim, atëherë do të kontribuoj, bashkë me ata që do të vijnë për të ringritur Milanin në vendin që meriton”.

 

SHKARKO APP