Silvio Berlusconi nën hetim nga zyra e pastrimit të parave. I dhuroi 70 mijë euro një qytetareje shqiptare

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është vendosur në qendër të vëmendjes të një hetimi nga zyra e Bankës së Italisë kundër pastrimit të parave.

Gazeta italiane “Domani” ka zbardhur raportin e Bankës së Italisë, ku ndër të tjera shkruhet se gjatë vitit 2020, Berlusconi i ka kaluar një shumë prej 70 mijë eursh, një qytetareje shqiptare banuese në Itali.

Mësohet se Silvio Berlusconi i ka kaluar para J. Llupos. Llupo është datëlindja 1987, e lindur në Tiranë dhe banuese në Itali.

Historia zbardhet pas një raporti nga UIF, zyra kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë, e cila është fokusuar në një operacion prej gati 70 mijë eurosh të kaluara nga llogaritë e Berlusconit tek ajo e të resë shqiptare.

Një dhuratë kjo e mbërritur në nëntë këste, në periudhën kohore, shkurt-tetor 2020, ku ka marrë 70 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë ose hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare.

Gazeta shkruan se Llupo, e cila ka disa aktivitete në Itali, i ka përdorur paratë edhe për të paguar qiranë e një apartamenti në pronësi të Cosimo D’Arrigo, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, i cili në vitin 2012 bëri pjesë në bordin që liroi Berlusconin në gjyqin Mediatrade, në lidhje me fondet e zeza të pretenduara të Mediaset.

Nga hetimi i gazetës raportohen edhe reagimet e të interesuarve dhe avokatëve të Berlusconit. Vajza dhe bashkëshorti i saj nuk kanë dashur të shpjegojnë ngjarjen, ndërsa avokatët e Berlusconit sqarojnë se Llupo nuk është e përfshirë në gjyqin “olgettine”.

Nga ana tjetër, magjistrati pretendon se nuk di asgjë për marrëdhëniet mes Llupos dhe Berlusconit dhe se e ka ndërgjegjen e pastër.

SHKARKO APP