Simbolet e komunizmit shqiptar ngjallin interes dhe në Amsterdam

Shoqëria Kulturore Shqiptare në bashkëpunim me Institutin Holandez për Luftën, Genocidin dhe Holokaustin organizoi në 2 prill në Amsterdam premierën europiane të dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit” me producente gazetaren Desada Metaj.

Shfaqja e dokumentarit u bë në kuadër të serialit të debateve “Rrugët drejt drejtësisë”. Pjesëmarrës në këtë debat ishin historianë, studentë të Univesitetit të Amsterdamit, diplomatë dhe studiues holandezë.

Të pranishmit debatuan për mungesën e Drejtesinë Tranzitore në Shqipëri, ku në kontrast me vendet e tjera ish-komunsite apo ish-totalitare, shteti nuk ia ka dalë ende që me masa ligjore dhe jo-ligjore të korrigjojë padrejtësinë e madhe ndaj një pjesë të popullsisë gjatë komunzimit. Gjithashtu, u diskutua për mungesën e reflektimit të shoqërisë si një element shumë i rëndësishëm për Drejtesinë Tranzitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historianja Dr. Eni Papa nga Univesiteti i Tiranës mbajti një referat mbi trashëgiminë e regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa drejtoresha e programeve të NIOD Dr. Nanci Adler referoi për rëndësinë e reflektimit dhe drejtësisë tranzitore për shoqeritë post-totalitare!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?