Simbolika e vizatimit të vajzës 5-vjeçare në Astir: Pikturon vetëm shtëpi, sepse e lidh me zemrën!
Aktualitet Magazinë E Premte, 15 Nëntor 2019 21:19
Faqja “Mbështetje e banorëve të Unazës së re”, ka publikuar një vizatim interesant dhe shumë domethënës të një vogëlushje 5-vjeçare.
Vogëlushja ka vizatuar disa shtëpi dhe shtëpinë e krahason me zemrën, pasi pa zemrë nuk ka jetë por edhe pa shtëpi nuk ka jetë.
“Ky është vizatimi i mbesës sime, e cila gjatë gjithë kohës vizaton shtëpi, dhe ajo këtë e lidh me zemrën, se pa zemër nuk ka jetë, dhe pa shtëpi nuk ka jetë.”- shkruhet mbi foto.