Simpatizantët i ndërpresin rrugën Kryemadhit, pritje madhështore në Libonik (VIDEO/FOTO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë pasdite u nis për në Korçë, por në Libonik simpatizantët dhe banorët i ndërprerë rrugën dhe e suprizuan me një pritje madhështore. Nuk është hera e parë që Kryemadhi pritet nga qytetarët në këtë nivel, ku tregohet vendosmëria dhe dëshira e madhe e shqiptarëve për të përqafuar ndryshimin që e shohim të ofruar vetëm tek Opozita e Bashkuar. Me buqeta me lule dhe me brohoritje, ata treguan edhe njëherë se shqiptarët e duan ndryshimin.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryetarja e LSI-së ka lëvizuar në çdo cep të Shqipërisë dhe janë me mijëra qytetarë që e kanë përqafuar besimin që përcjell tek ta LSI-ja. Pritja me qindra e qindra makina e me flamuj kombëtar përgjatë rrugës, tregon se Rilindja e ka humbur betejën dhe se 25 prilli do jetë një ditë largimi i qeverisë “Rama 2”.

Pjesëmarrja masive, duke respektuar rregullat kundër pandemisë nga Covid-19, është dëshmi e rezultatit spektakolar që LSI pret të marrë në qarkun e Korçës, por dhe në të gjithë Shqipërisë më 25 prill. Entuziazmi i takimeve dhe mijëra qytetarë që sfidojnë situatën e pandemisë, tregon se LSI-ja në këtë qark njeh vetëm rritje siç po shihet në të gjithë Shqipërinë.

Mijëra të rinj dhe të reja që pritën Kryemadhin, janë prova më e fortë e rritjes së LSI-së në elektorat dhe prova e një fitore spektakolare.

SHKARKO APP