Simpozium shkencor “Mehmet Akif Ersoj dhe vepra e tij”
Poeti me origjinë shqiptare Mehmet Akif Ersoj, u përkujtua nga Dega e Gjuhës Turke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, me një simpozium shkencor ndërkombëtar, me rastin e 100 vjetorit të miratimit të himnit të flamurit të Republikës së Turqisë të shkruar nga pena e tij.
Fjalën e hapjes e mbajti përgjegjësi i departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, dwega e Gjuhës Turke, Prof. As. Dr. Adriatik Derjaj, i cili theksoi se ky takim shkencor organizohet me nje pjesëmarrje të gjerë.
33 studiues referojnë në lidhje me poezinë e Ersoj, qytetërimin osman e turk, didaktikën dhe pedagogjinē. Kumtesat do te botohen ne nje permbledhje me ISBN.
Më pas foli pedagogu Dr. Alban Foçi, i cili u ndal tek perkushtimi i Ersoj në luftën per pavarësi të popullit turk. Si i ftuar nderi foli Prof. Dr. Galib Sayilov nga Instituti i Shkencave dhe Folklorit Baku-Azerbajxhan.
KOHA JONË SONDAZH



