Sinanaj: Për atentatin ndaj Ardian Kollozit u pagova 7500 euro, por vetëm për ta trembur

Burime nga prokuroria për A1 Report kanë thënë se Sinanaj u pagua nga kushërinjtë Mëhillaj.

Sinanaj ka thënë se porositësit i kishin kërkuar që ta trembte, dhe jo ta vriste Ardian Kollozit.

Sipas burimeve të A1 Report, Sinanaj ka thënë se apartamentin e kreut të Partisë Demokratike të Vlorës ia kishin  treguar kushërinjtë Mëhillaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasësi me pagesë është pyetur nëse e njeh Kollozin dhe ka deklaruar se e ka parë vetëm në televizor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja në fjalë ka ndodhur vitin e kaluar gjatë fushatës elektorale.

Prokuroria mbylli hetimet dy ditë më parë për Julian Sinanaj dhe ndaj tij rëndojnë plot 15 ngjarje kriminale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?