Sindikata e Arsimit kundër emërimit të mësuesve
Emërimet e mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” ka hasur kundërshtinë e Sindikatës së Pavarur të Arsimit. Sipas saj, mësuesit me përvojë nuk vlerësohen për kualifikimin dhe eksperiencën. Sindikata e Pavarur e Arsimit shprehet kundër mënyrës se si do të emërohen mësuesit përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Sipas saj Ministria e Arsimit nuk vlerëson eksperiencën dhe kualifikimin e arsimtarëve me përvojë, duke i bërë ata thuajse të barbartë në garë me mësuesit e rij.
“Jam dakord, ai që ka mesatare më të lartë le të pikëzohet më lart por po formimi bazë universitar i këtij mësuesi përse nuk është shprehur?Ka një diferencë të ngushtë pikësh midis mësuesit, i cili është mjeshtër, dhe mësuesit që sapo ka marrë licencën. Unë jam 18 vite në arsim, unë marr 3 pikë dhe një mësues që sapo ka marrë licencën merr 1 pikë. Diferenca është me 2 pikë”.
Alma Lama, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Tiranë, shpreh edhe një shqetësim lidhur me lëvizjet e mësuesve kur një klasë mbyllet. “Unë mendoj që grupi i punës në Ministri duhet të konsultohej më shumë me Sindikatat. Ne kemi propozuar sesi të evidentohen mësuesit që janë në prag pensioni pesë vitet e fundit, tu jepet mundësi, të ulet norma e tyre me 5 orë mësimore, kjo i shërben dhe cilësisë. Ndërkohë mbajmë dhe mësuesit që janë pjesë e sistemit të ri në mësimdhënie”.
KOHA JONË SONDAZH

