Sindikata e Policisë për ligjin: Dalja në pension e policëve duhet të bëhet me kërkesë të tyre, jo të titullarit

Miratimi i projektligjit për daljen në pension të 613 efektivëve të policisë për Sindikatën e Policisë duhet të konsultohej dhe të ndryshohej pasi efektivët nuk mund të hiqen nga puna me kërkesë të titullarit vetëm me kërkesën e tyre.

613 efektiva të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA-së pritet të dalin në pension për shkak se mbushin moshën 55-vjeç dhe kanë 30 vite eksperiencë pune.

Miratimi i këtij ligji për kreun e Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta është pozitiv por ka probleme si është trajtuar, pasi dalja e tyre në pension nuk duhet të kryhet me kërkesë të titullarit por vetëm me kërkesën e tyre.

Fishta: Punonjësit e policisë mund të përfitojnë nga ky ligj me kërkesë të tij ose me propozim të titullarit të institucionit ku ai bën pjesë. Duhet të hiqet ajo pikë që bëhet fjalë për autoritet. Duhet lënë gjithmonë në kërkesë të punonjësit sepse këtu do të abuzohet, drejtuesi i institucionit do të abuzojë duke larguar ata punonjës që nuk i binden verbalisht. Mund të jenë shumë të mirë në detyrë por për shkaqe personale mund të hakmerret ndaj cilitdo punonjësi që ka në varësi të tij.

Fishta ndër të tjera deklaron se ligji detyron efektivët se pavarësisht se dalin në pension të punojnë me 700 orë në vit shërbim, e cila është shkelje e kodit të punës dhe ligjit të policisë.

Fishta: Nuk mundet që në momentin kur ndërpret marrëdhëniet e punës me ligj ta detyrosh punonjësin e policisë që të punojë 700 orë sepse këtu shkelet në mënyrë të hapur kodi i punës.

Efektivët e policisë që do të dalin në pension do trajtohen financiarisht në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Ligji për trajtimin financiar u votua së fundmi në Komisionin e Sigurisë, ndërsa aplikimi pritet të nisë pas votimit në Kuvend.

SHKARKO APP