Sinodi i Shenjtë i Kishës merr disa vendime, nga 5 ditë zi tek varrimi i kryepeshkopit Anastas

Këtë të shtunë u mblodh Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë pas vdekjes së Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Sinodi shprehu dhimbjen për humbjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

1-Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

2-Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25-29 janar 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama

3-Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

4-Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?