Sinoptikania: Nesër pritet një rritje me 4-5 gradë. Në shkurt përballemi sërish me valën e të ftoftit

Shqipëria është mbërthyer këtë të martë në temperatura mjaft të ulëta. Tirana ka shënuar temperature deri në -5 gradë Celsius.

Sinoptikania Lajda Porja, në një prononcim për “News 24”, tha se kemi një rritje graduale të temperaturave dhe nesër, pritet që të ketë një rritje me disa gradë. Deri në fund të muajit janar, temperaturat do të jenë të qëndrueshme dhe në rritje të lehtë.

Riaktivizim të kësaj vale të ftohti pritet të ketë në datat 5 dhe 6 shkurt, për të vijuar më pas me temperature normale të muajit shkurt.

Ka filluar në fakt edhe aktualisht duke qenë se kemi rrezatimin diellor të kemi një temperaturë më të zbutur. Sot mëngjesi ka qenë shumë i ulët. Nga ora në orë do të ketë ndryshime të theksuara. Ka tërheqje të valës duke bërë që të ketë nesër rritje me 3-4 gradë temperaturat. Zonat malore mbeten problematike. Deri në fund të muajit rritet ndjeshëm ultësira perëndimorë. Do të ketë shumë pak reshje ekstremi verior. Janë shira të pakëta.

A do të ketë përsëritje? Futet edhe muaji shkurt me një riaktivizim të kësaj mase duke bërë që deri në 5-6 të ketë temperature të ulëta. Pritet që pas kësaj date do të kemi temperaturat tipike të shkurtit në temperaturat normale. Zonat ulëta arrijnë deri në 14 gradë, ndërkohë mbetet minus 5 qarku i Korçës dhe verilindja”, u shpreh Porja.

SHKARKO APP