Sinoptikania paralajmëron ditë të nxehta edhe në shtator: Do të kemi një vjeshtë të vonuar, me temperatura mbi normalen

Vapa nuk do të ikë me gushtin këtë vit. Edhe shtatori pritet të jetë me ditë mjaft i nxehta, me temperatura mbi normalen për kohë vjeshte të herët.

Edhe kjo javë pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndërsa nga mesi i javës që vjen pritet një freskim i motit, shoqëruar dhe me reshje shiu, kryesisht në zonat malore dhe qendrore.

Sinoptikania Lajda Porja thotë se këto pesë ditë pritet të kenë temperatura të larta në 37 gradë celsius, ndërsa shtoi se me temperatura mbi normalen do të nisë edhe muaji shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në asnjë ditë të gushtit nuk kemi pasur vlera normale, por më të larta. Ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave, ku prezenca e erës ka bërë që të ndjehet pak më freskët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo fundjavë do të jetë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat pritet të rriten, duke filluar që nga kjo fundjavë. Pritet që e diela të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Nëse do ta ndanim këtë 10-ditorëshin e fundit të gushtit, i bie që 5 ditët e para do të jenë me temperatura të larta që do të shkojnë deri në 37 gradë apo dhe më lartë, ndërsa 5 ditët e fundit të gushtit do të sjellin temperatura më normale, krahasuar me gjithë temperaturat e kësaj vere, që theu dhe rekordin me temperaturat më të nxehta. Ky do të mbyllet si vit i nxehtë, 2021 ka gjasa të jetë viti më i nxehtë në histori, tha Porja për News 24.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?