Sinoptikania: Rikthehet sërish vala e të nxehtit në vendin tonë. Temperatura mbi 40 gradë në disa zona

Vala e të nxehtit është rikthyer sërish në vendin tonë dhe pritet që të vijojë deri ditën e mërkurë kur pritet të ketë edhe rebeshe shiu, kryesisht në zonat malore.

Sinoptikania Lajda Porja tha se problemi kryesor përgjatë kësaj jave do të jetë era, e cila do të përforcohet duke filluar nga pasditja e sotme.

“Shqipëria është krejtësisht në periferi të valës së të nxehtit, megjithatë është e ndjeshme. Ka pasur që ditën e djeshme një rritje temperaturash, deri në 38 gradë. Parashikohet që sot, nesër e deri të mërkurën, moti të jetë i nxehtë, duke bërë që të kemi temperatura të larta në gjithë zonat e ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperatura të larta priten në Elbasan, Berat e zona të caktuara, si Ura Vajgurore, Gjirokastër, ku do të kemi sërish deri në 40 gradë ose edhe më lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që temperaturat e larta të na shoqërojnë në 15 ditëshin e parë të gushtit, dhe vlerat do të jenë nga 36 deri në 39 gradë, ndërsa mbi 40 do të jenë vetëm në zona të caktuara.

Dita e mërkurë pritet të sjellë rrebeshe shiu, që do të freskojë pak motin. Ditën e enjte do të kemi shi edhe në zonat jugore. Problematike këtë javë do të jetë edhe era.

Që nga dita e sotme, në pjesën e dytë të ditës, e deri të premten, do të kemi forcimi të erës”, tha sinoptikania për “News24”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?