Sipërmarrësi: Qeveria të zerojë taksat për shtresat e varfra dhe të mesme

Sipërmarrësi Alban Zusi kërkoi nga qeveria shqiptare zerimi i taksës për shtresat e varfra dhe të mesme.

I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora, Zusi tha se me taksimin e pagave të tyre ulen të ardhurat dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Alban Zusi: “Duhet të zerohet taksimi ndaj shtresave të varfra dhe të mesme. Nuk shkon përpara ky vend duke taksuar me 300 mijë lekë rrogat tuaja. Ne shyqyr që ju kemi ju, shyqyr që kemi ata shefa, supervizorë në ndërmarrje, që i paguajmë me rroga të larta, shyqyr që i kemi dhe nuk po na ikin se po tu mbushet mendja të ikin marrin trefishin e rrogave tek ne i marrin tek ne. 

Në çdo vend të gjithë drejtuesit e ndërmarrjes sime marrin dyfishin, trefishin e asaj që marrin tek unë. Nuk e di se si mund vetë dal në janar dhe t;iu them që do ju ulet rroga me 100 mijë lekë sepse do shkojnë për taksa. Nuk e bëj dot, do ta paguaj unë. 

Por do të thotë sërish më pak të ardhura dhe më pak aftësi për të krijuar vende të reja pune. Duhet të fillojmë të lehtësojmë shtresat e varfra dhe të mesme. Shtresat e mesme për ti mbajtur, shtresat e varfra për të rritur konsumin.”

SHKARKO APP