Sirianët “thyejnë” shtetrrethimin e qeverisë “Rama 2”

Në një kohë që Shqipëria është futur në karantinë dhe janë kufizuar lëvizjet por në Rrugën e Kombit janë parë rreth 7 shtetas sirianë. Ata kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin për në Kosove, si trampolinë për vendet e BE por nuk ia kanë dalë. Të shtatët janë kapur nga policia e Kukësit dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit. Mësohet se shtetasit sirianë pas dhënies se dëshmisë do të përgatitet procedura e transferimit e tyre drejt qendrës pritëse të emigrantëve në Babrru të Tiranës. Ky rast nuk është i pari pasi në Kukës shikon shpesh grupe të rinj nga Siria që kërkojnë të kalojnë me çdo kusht në Kosovë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme qoftë edhe ato të ndihmës për kalim të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?