Sistemi i mbingarkuar, data të reja për regjistrimet në Universitet

Maturantët kanë shprehur shqetësimin se nuk po mund të aplikojnë dot për fituar të drejtën e studimit në universitete.

Maturantët e Tiranës kanë pasur si afat për të nisur aplikimet, dy ditë më parë, por pjesa dërrmuese e kanë lënë aplikimin në orët e fundit, duke bërë që sistemi të mos e përballojë fluksin.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për maturantët e Tiranës, ditën e hënë ata që kanë mbetur për shumë arsye jashtë aplikimit, do të mund ta kryejnë aplikimin pranë zyrave të Drejtorisë Arsimore të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në datat 28 dhe 29 korrik, portali do të hapet sërish për këdo maturant që nuk ka mundur të aplikojë në datat e përcaktuara, të Drejtorisë Arsimore të cilës i përket.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?