Sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, eksperti tregon se kush do të paguajë më pak

Këtë muaj nis zbatimi i sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, i parashikuar nga ligji i miratuar në vitin 2021. Ky mekanizëm i cili do të zbatohet nga kompanitë e sigurimeve, synon të sjellë ndikim pozitiv në menaxhimin e riskut dhe në shpërndarjen e kostove të sigurimit.

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini thotë se penalizimi në këtë sistem do të bjerë vetëm mbi drejtuesin e mjetit që kryen kundërvajtje. Nga ky sistem përfitojnë drejtuesit e mjeteve që nuk kanë qenë të përfshirë në aksidente, të cilët do të përballen me një ulje të shumës së sigurimit TPL.

”Referuar ligjit të vitit 2021 për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor, është parashikuar që ky sistem të aplikohet nga kompani siguruese. Është ligj i miratuar para 4 viteve, por do vihet në funksionim në vitin 2026, në janar të 2026. Është një sistem i ri që do ketë ndikim pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai që penalizohet në këtë sistem është drejtuesi i mjetit i cili është kundërvajtje, vetëm ai penalizohet, kur asi të shkojë të presë primin e sigurimit, kompania siguruese duhet t’i japë atij edhe një formular që duhet të përmbajë historikun e këtij drejtuesi mjeti sesa është i përfshirë në aksidente automobilistike me dëme materiale ose dëme shëndetësore. Përfiton ai drejtues mjeti i cili nuk është i përfshirë në aksidente automoblistike”,-tha Qibini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?