Sistemi TIMS zbulon shtetin ku shkoi Ervis Martinaj para se të zhdukej

Edhe pde ditët e fundit sistemi TIMS në vend ka probleme si pasojë e një sulmi kibernetik nga Irani, është arritur që të zbulohet se ku u pa për herë të fundit para se të zhdukej, i shumë kërkuari nga Policia e Shtetit, Ervis Martinaj.

Para shpalljes në kërkim, sipas ”Euronews Albania”, Martinaj figuron të ketë patur dalje të shpeshta në Kosovë. Në këtë periudhë në rrugë operative policia disponon të dhëna për udhëtime të tij edhe drejt Spanjës e Austrisë.

Nga ana tjetër ka dyshime se 40-vjeçari mund të ketë përdorur edhe dokumente të falsifikuara. Paralelisht me pistën e rrëmbimit, policia po heton edhe një inskenim të mundshëm.

Çështja vijon të hetohet nga prokuroria e Kurbinit ndonëse Martinaj kërkohet nga SPAK pasi i shpëtoi operacionit “Plumbi i artë”, pas rrëfimit të “të penduarit” të drejtësisë, Nuredin Dumani.

SHKARKO APP