Sistemi zgjedhor, Nisma Thurje nis mbledhjen e 50 mijë firmave për referendum

Placeholder Image

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka bërë bashkë katër parti të opozitës që janë bërë bashkë për nisjen e fushatës, ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor. Ai tha se do të mbledhin 50 mijë firma të qytetarëve për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit.

Ai tha se duhet të ketë një minimizim të ndarjes rajonale ku të mos ketë më shumë se 4 rajone. Sipas tij, ka qenë kjo ndarje ajo që mundësoi që PS të fitonte 7 mandate më shumë në zgjedhjet parlamentare të 2021.

“Do ikim të marrim formularin për mbledhjen e 50 mijë qytetarëve, dhe deputetët do kërkojnë në parlament referendum për ndryshimin e sistemit. Të minimizohet ndarja rajonale, duhen më pak se 4 rajone. Është pikërisht kjo ndarje që dha 7 mandate plus për PS.

Duhet heqja e herësit, me gjykatë kushtetuese herësi është hequr, duam të reflektohet edhe në Kodin Zgjedhor. Listat të jenë 100% të hapura dhe zgjedhësi të ketë më shumë se 1 alternativë. Kjo do të dobësonte fenomenin e shitblerjes së votës. Duhet të reflektohet në Kod vendimi i gjykatës kushtetuese për të pasur një prag rajonal”,-tha Shabani.

SHKARKO APP