Sita e Vetting-ut, Prokurorja Antoneta Sevdari e kalon me sukses

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Antoneta Sevdarin, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi u dha nga trupi gjykues: Firdes Shuli, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari.

Në seancë e KPK, ILDKPI raportoi se deklarimi i pasurive të saj është i saktë. Komisioni hetoi dhe konstatoi se deklarimet e prokurores për pasuritë janë të vërteta.

Hetim ndaj Sevdarit u shtri edhe me tej teksa KPK kishte kërkuar informacione edhe nga OSSHE, ZRPP, ALUIZNI, Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe nuk rezultoi qe prokurorja të ketë pasuri të fshehura

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK konstatoi përshtatshmërinë për prokuroren Antoneta Sevdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?