Sita e Vettingut nis në Polici, “pastrimi” 3 mln euro

Policia e Shtetit, ka nisur zyrtarisht Vettingun. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimet brenda afatit 30-ditor. “Pastrimi” i radhëve të policisë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro.

Ata duhet t’i përgjigjen pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike, apo nëse kanë varësi nga alkooli dhe lojërat e fatit. Nëse kanë patur takime, apo komunikime elektronike me persona të përfishirë në krimin e organizuar, ose kanë shkëmbyer para, dhurata dhe favore me këta të fundit.

Të njëjtës pyetje duhet t’i përgjigjen edhe për anëtarët e familjes së tyre. Në ligj parashikohet përjashtimi nga radhët e policisë në rast të mosplotësimit me vërtetësi të formularëve të vetëdeklarimit. Deklarata e pasurisë, ajo e kontrollit të figurës dhe e vetëvlerësimit profesional janë 3 formularët që duhet të plotësohen elektronikisht nga punonjësit e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji i bazuar në modelin e vettingut në drejtësi, që ka nisur të aplikohet, synon të largojë nga radhët e uniformave blu, efektivët e inkriminuar, korruptuar, apo ata të paaftë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?