Situata aspak e mirë! Shqipëria po projekton tre ambiente spitalore fushore në periferi të Tiranës

Rritja nga dita në ditë e numrit të të infektuarve ka bërë që institucionet shqiptare të gjejnë rrugë alternative për të përballuar fluksin. Një prej tyre është edhe ngritja e tre ambienteve spitalore fushore në pferi të Tiranës.

Kjo zgjidhje është ofruar nga komiteti teknik, që ka argumentuar se janë edhe më të kontrollueshëm dhe me shumë më pa mundësi të infektimit të personelit që nuk ka lidhje direkte me Spitalin Infektiv.

Për ngritjen e tyre do të shfrytëzohen disa reparte të ushtrisë që kanë dalë jashtë funksioni dhe që në kohë rekord mund të vihen në funksion.

Burimet thanë gjithashtu se këto spitale do të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme dhe se aty do të shërbejnë mjekët, një pjesë e të cilëve janë tashmë të regjistruar si vullnetarë. Në këto spitale fushore mendohet se do të marrin mjekim ata persona që jo domosdoshmërisht duhet të jenë në terapi intensive.

Mbetet sekret numri i shtretërve në to, por ajo që dihet me siguri është se tashmë projekti ka nisur dhe në më pak se dy javë këto spitale do të jenë në funksion.

Për ngritjen e tyre, Brigada e Këmbësore e Forcave të Armatosura po vepron me shpejtësi, lidhur me bazën materiale dhe garancinë që do të ofrohet. Fillimisht është bërë dezinfektimi i plotë i këtyre reparteve. Gazeta Shqip

SHKARKO APP