Situata atmosferike dhe temperaturat në vlerat respektive, për ditën e sotme, e diel 14 korrik 2024

Vera sa vjen dhe bëhet më agresive në vlerat e temperaturave. Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat në shumicën e qarqeve do të luhaten mes 39-40 gradë celcius, ndërkohë që rekordi parashikohet në Elbasan me 43 gradë dhe Berat me 42 gradë.

 

SHKARKO APP