Situata e pandemisë, bien me 35% infektimet me Covid në vend

Situata nga Covid-19 po përmirësohet në vendin tonë. Specialitet e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se java e fundit ka shënuar, më pak raste infektimesh se një javë më parë, e po ashtu incidenca është ulur.

“Në javën e kaluar kemi 35% më pak raste të reja, kemi një rënie të pozitiviteti nga 23,4 në 18%, rënie të incidencës javore nga 290 në 188 raste për 100 mijë banorë. Lidhur me grupmoshat vihet re që për të gjitha grupmoshat ka një trend zbritës, por me ndryshim nga javët e para të valës se pandemisë mbizotëron mosha 65-74 vjeç”.

Javët e para të Janarit treguan një rritje të ndjeshme të fëmijëve të infektuar dhe shtim të shtrimeve në spital, por situata ka ndryshuar. Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi kanë aktualisht numrin më të madh të infektimeve ditore, por edhe në total.

SHKARKO APP