Situata e pandemisë, Greqia kufij të mbyllur me Shqipërinë deri më 30 shtator

Greqia ka vendosur të mbajë të mbyllur kufinjtë me Shqipërinë deri më datën 30 shtator.

Sipas informacioneve, në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të lejohet të kalojnë respektivisht 750 dhe 300 qytetarë në ditë.

Sakaq është qartësuar që për shkak të pandemisë do të lejohet kalimi vetëm për qytetarët shqiptarët që janë me leje qëndrimi në Greqi apo që kanë një punë sezonale.

Të gjithë personat që kalojnë kufirin duhet të kenë plotësuar formularin jo më vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, si dhe duhet të kenë marrë përgjigjen negative për Covid-19 jo më vonë se 72 orë nga hyrja në shtetin fqinj.

SHKARKO APP