Situata e reshjeve të shiut, ministrja e Bujqësisë: Jemi në gatishmëri të plotë
Pas informacionit nga Ministria e Mbrojtjes për situatën në 12 qarqet e vendit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, informon se Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit janë me vëmendje të veçantë dhe në ndjekje të kësaj situate të shkaktuar nga prurjet e larta dhe vijimi i reshjeve të shiut në disa zona të vendit
Krifca njofton se aktualisht kemi rritje të niveleve të ujit në lumin Shkumbin dhe lumin Vjosa, por pa arritur deri më tani në nivele qe krijojne permbytje.
“Të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë dhe nivelet e ujit në këto hidrovore janë në kuota pothuajse normale për momentin. Strukturat janë në gatishmëri të plotë”.