Situata e zjarreve, Kingji ndjek në terren operacionet për shuarjen e vatrave

Gjenerallejtënant Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, po ndjek nga afër operacionet intensive për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata mbetet e rënduar në disa vatra aktive, përfshirë zonën e Shkopetit, majën e Kulmës në Kurbin, Fangun në Mirditë, Zall-Gjoçaj në bashkinë Mat, si dhe Mbreshtan/Galinë në qarkun Berat.

Në përpjekjet për përballimin e emergjencës, janë angazhuar dy avionë “Canadair” të ardhur nga Kroacia dhe Italia, të cilët po veprojnë në zonat më të prekura si Shashica, maja e Kulmës dhe Rrësheni. Ndërkohë, në Shpirag janë të angazhuar edhe 74 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me një helikopter të Forcës Ajrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se aktualisht në vend janë aktive 17 vatra zjarri në disa qarqe, ndërsa në terren po punojnë rreth 1000 forca, ushtarake dhe civile, nën koordinimin e Shefit të Shtabit, Prefektëve dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“Nën drejtimin e AKMC-së, jemi duke përdorur kapacitetet ajrore në Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, ku aktualisht po veprojnë pesë helikopterë”, deklaroi Vengu në një reagim në rrjetet sociale.

Ai shtoi gjithashtu se deri më tani janë neutralizuar nëntë vatra zjarri, të cilat po monitorohen me kujdes për të shmangur riaktivizimin për shkak të kushteve atmosferike.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?