Situata në Infektiv, e rënduar/ Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Nderkohë që dita e sotme ka shënuar rekordin e rasteve pozitive të testuara deri më sot, me 117 të prekur me koronavirus, situata në Spitalin Infektiv, paraqitet e rënduar.

Ministria e Shendetesisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar.

Sipas MSH, ne Infektiv, aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

SHKARKO APP