Situata në Iran, deputeti Shehu: Ka shqiptarë të bllokuar në Lindjen e Mesme, ku është qeveria Rama?

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkon që Kuvendi të dalë me një deklaratë për të shprehur qëndrimin e qartë krah SHBA-së në sulmin e koordinuar të ndërmarrë së bashku me Izraelin kundër regjimit të Iranit. Shehu foli për disa shqiptarë të bllokuar në Lindjen e Mesme ndërsa kërkoi nga qeveria ”Rama 4” angazhim të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë.

”Mora disa telefonata nga Gjirokastra për qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme. Do të kërkoja involvimin e plotë të qeverisë në disa aspekte, jo vetëm në ndihmën dhe identifikimin e shqiptarëve që janë atje në mëshirë të fatit dhe askush nuk tenton t’i kontaktojë. Të gjitha qeveritë e tjera evropiane janë në këmbë, kanë krijuar qendrat e emergjencës. Parlamentet e vendeve evropiane janë mbledhur sot për të gjykuar këto probleme.

Këtu tek ne heshtet. Sot duhet të vinte Ministrja e Jashtme të jepte përgjigje për këto çështje. Kërkoj nga të gjithë të dalim me një qëndrim ku të deklarojmë se jemi ngushtësisht në krah të SHBA-së në këtë veprim ushtarak që ka marrë kundër një regjimi gjakatar. Të marrim një pozicion të qartë krah SHBA në këtë moment të vështirë por dhe shprese për një shpëtim nga një regjim i tillë. Kërkoj që parlamenti të dënojë sulmet që Irani ka marrë ndaj vendeve përreth”, tha Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?