Situata në Kavajë/Xhafaj: Të gjithë akset kombëtare dhe ato dytësore të hapura
Nisur nga situata e vështirë e krijuar nga reshjet e dendura të borës, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh i deleguari i PS-së për Kavajën dhe Rrogozhinën, Etjen Xhafaj si dhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali zhvilluan një takim me strukturat e emergjencave të bashkisë Kavajë.
Xhafaj bën të ditur se gjatë gjithë natës është punuar për pastrimin e akseve rrugore në këtë qark. Ai tha se të gjithë akset kombëtare por edhe ato dytësore, janë të hapura.
“Të gjithë akset rrugore, kombëtare dhe dytësore janë të hapura, pas ndërhyrjeve të natës me kripë, ndërkohë që situata me furnizimin me energji nuk paraqet problem”, tha Xhafaj.
Zv.ministri u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes e natës, kur ulja e temperaturave mund të sjellë edhe ngrica në rrugë.