Situata në Komunën e Parisit nga zjarri, Goxhaj: Qytetarët i rikthyem në banesë

Kreu i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka folur për ngjarjen e ndodhur në Komunën e Parisit teksa një vatër zjarri u ndez në ambientet e një pallati, duke rrezikuar jetën e banorëve. Goxhaj tha se ishte një hap i mirë që banorët nuk lëvizën nga ambienti me tym ku ndodheshin pasi do përbënte rrezik një gjë e tillë.

”Patëm një vatër zjarri në katin -1 të objektit të banimit. U vunë të gjitha shërbimet zjarrfikëse në lëvizje sepse tymi që u shkaktua nga djegia e dy automjeteve të konstatuara pas përfundimit të vatrës së zjarrit, depërtoi në shkallët e banimit dhe kjo e bënte të vështirë lëvizjen e qytetarëve.

Duhet vlerësuar që qytetarët kanë qenë shumë korrekt dhe nuk kanë lëvizur nëpër ambientet e shkallëve sepse në rast se ndodh kjo kur ambientet janë të mbushura me tym, atëherë përbën rrezik për jetët e banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve, nuk kemi pasoja fatale nga qytetarët, zjarri u vu shpejt në kontroll. Ekspertët dhe policia do vazhdojnë të hetojnë edhe për shkakun e zjarrit. Qytetarët i kemi shoqëruar deri në katet lart të pallatit dhe kanë qenë në gjendje të mirë. Një automjet zjarrfikës është në vendin e ngjarjes në rast se mund të ketë riaktivizim. Ndërkaq, energjia elektrike vijon të jetë normale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?