Situata në PD/ Tabaku do bashkim, Alibeaj flet për presion ndaj deputetëve

Sot deputetja Jorida Tabaku doli për herë të parë kundër Enkelejd Alibeajt pas vendimit të tij për të përjashtuar katër kolegë të tjerë nga grupi parlamentar.

“Nuk është kjo mënyra sesi bashkohet, mënyra është duke mos e copëzuar atë dhe duke dalë edhe me kandidatë të përbashkët në këto zgjedhje, unë do të jem gjithmonë pjesë e zgjidhës dhe jo pjesë e konfliktit”, deklaroi Tabaku.

Enkelejd Alibeaj nga Saranda ngul këmbë se pas largimit të Bashës ka pushtetin për të marrë vendime, madje edhe për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi, si dhe ankohet për presion që thotë po ushtrohen ndaj kolegëve të tij.

Në këtë mes, heshtja e Gjykatës së Tiranës që duhet të shprehet mbi fatet e Partisë Demokratike, shihet nga demokratët si e motivuar për qëllime elektorale.

SHKARKO APP