Situata në Shkodër, merren masa për familjet e përmbytura

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në zona të ndryshme të vendit. Këto përkmbytje kanë shkaktuar dëme në shtëpitë dhe pasuritë e buanorëve, pasi shumica prej tyre kanë si burim prodhimi për të çuar jetën, pikërisht tokat. Ka pasur gjithashtu edhe rreshqitje dherash. Në fshatrat e Bashkisë së Shkodrës, reshjet kanë qenë problematike dhe kanë shkaktuar dëme. Për këtë arsye, janë marrë masa për familjet që kanë qenë vitima të përmbytjeve. Më poshtë, paraqitet gjendja aktuale e njesive administrative në Bashkinë Shkodër.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1.Fshati Trush 60 ha
2.Fshati Bërdicë e Madhe 40 ha
3.Fshati Bërdicë e Sipërme 30 ha

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

1.Jonxhe+foragjere 70
2.E pa kultivuar 60
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Paraqiten nevoja për javën në vazhdim nga fermerët për bazë ushqimore.
Nevojat për bazë ushqimore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat 10 t
Bar i thatë 10 t

Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç:
Gjedhë 637 krerë
Të imta 700 krerë
Derra 70 krerë

Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keq menaxhim i kaskadës së lumit Drin. Deri në orën 21.00 të datës 12.03.2018 niveli i shkarkimeve nga HEC-et paraqitej si më poshtë:

FIERZA: Kuota 295.36m | Q=647m3/sec | P=462ME |4AG ne pune | Shkarkime nga porta 0m3/s.
KOMANI: Kuota 172.80m | Q=943/497m3/sec | P=580ME | 4 AG ne pune |Shkarkim nga porta 400m3/s
VAU DEJES: Kuota 74.99| Q=1711/600m3/sec | P=239 ME |5 Ag ne pune | Shkarkim nga porta 800 m3/s

Situata në terren po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?