Situata në Shqipëri/ Mjeku: Shifrat në rënie, të bëhet një lehtësim gradual i masave
Situata sipas mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti, paraqitet e qetë dhe se vaksinimi për anti-covid, do të nis nga grupet më të riskuara që janë bluzat e bardha dhe më pas me moshën e tretë. Alimehmeti tha se do të bëhet një llogaritje e saktë se kush do të jetë prioritet, ndërsa tha se mjekët që e kanë kaluar nuk janë aq prioritet dhe se mund t’ia lënë radhën një kolegu.
“Vaksinimi fillon me kategorinë më në riskuar që është personeli mjekësor dhe më pas moshat e vjetra. Kush e ka kaluar nuk është aq prioritar, prandaj mund t’ia lërë radhën një kolegu. Prandaj duhet gjykuar me prioritet se kush ta marrë pasi vaksina hyn në çdo shtet në një përqindje shumë të vogël”, tha Alimehmeti.
Sa për uljen e shifrave të të infektuarve dhe viktimave me Covid-19 në vend. Alimehmeti shprehet se këtu nuk luajnë rol vetëm masat kufizuese por dhe ndërgjegjësimi i qytetar dhe shmangia e grumbullimeve.
“Ka shumë faktor që kanë ndikuar në ulje të shifrave. Ka një ndërgjegjësim kemi evitim të grumbullimesh dhe kontaktet e tepërta. Të gjitha bashkë çojnë në ulje të shifrave. Ne kemi shumë indikatorë në rënien dhe masat që u morën për festat bën sens të largohen sepse ne këtë rënie nuk e kemi nga këto masa pro nga situata e mëparshme. Shumica e familjeve ka festuar brenda shtëpive pa krijuar atë gjurulldinë e zakonshme të festave. Le ti lemë dhe 10 ditë kohë që të shohim a ka pasur efekt masat e fundvitit”, tha Alimehmeti.