FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata në vend, Berisha: Është rritur kostoja e jetesës 60 për qind, si në asnjë vend tjetër

Sali Berisha thotë se në Shqipëri është rritur kostoja e jetesës me 60 për qind, si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit. Nga Foltorja para Kryeministrisë këtë të hënë, kreu i PD-tha akuzoi duke thënë se Rama e ka bërë Shqipërinë në një vend të pajetueshëm, ndërkohë që ai sipas tij po vjedh miliarda.

”Çdo ditë, mediat ndërkombëtare informojnë kombet e tyre me të vërtetat që ne denoncojmë. Me të vërtetat që ne mbrojmë. Me të vërtetat për të cilat ne ngrihemi dhe protestojmë. Tetë rezoluta ndërkombëtare damkosin regjimin e Tiranës. Damkosin një regjim, i cili varfëron shqiptarët me vjedhjet e tij çdo muaj.

60 përqind është rritur kostoja e jetesës në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit. Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, në një kohë kur me baxhanakun dhe vetë kanë vjedhur qindra e qindra milionë, personalisht ai miliarda. Por ne qëndrojmë. Ne jemi këtu të betuar, të pamposhtur në qëndresën tone”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?