Situata nga Covid 19, Shehu: Situata është e rëndë, po shkon drejt rënies së lirë

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, mjeku Tritan Shehu u shpreh situata e Covid-19 në vend është shumë e rëndë dhe po shkohet drejt një rënie të lirë.

Shehu: Jemi në një situatë shumë të vështirë. Po shkojmë drejt pikës së rënies së lirë dhe daljes jashtë kontrollit. Situata e sotme është shumë më e rrezikshme se sa në shkurt dhe në mars. Nuk parashikohen gjëra të mira meqë shumë shpejt do të futemi në stinën e vjeshtës dhe dimrit, ku njerëzit futen në ambiente të mbyllura.

Situata sot është më e rëndë se sa në kohën e mbylljes në mars. Numri i rasteve të reja është më i lartë, po ashtu edhe ai i të vdekurve dhe të shtruarve në spitale. Është shtuar edhe fakti që është infektuar personale mjekësor. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?